E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Fier, humb jetën një 50 vjeçar

Një aksident automobilistik me pasojë një të vdekur është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fier. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku një shtetas i cili udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin e mjetit, duke u plagosur rëndë.

50 vjecari, identiteti i të cilit nuk dihet ende është transportuar menjëherë në spitalin e Fierit për marrjen e ndihmës mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë, ku dhe ka ndërruar jetë në spital pak çaste pas mbërritjes.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›