E Enjte, 5 Nëntor 2026

Humb jetën në aksident kryeplaku i fshatit Vasjan në njësinë administrative Shushicë

TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Një aksident i rëndë ndodhi sot në aksin rrugor Fushë Buall-Shushicë, ku humbi jetën Nazmi Boja, kryeplaku i fshatit Vasjan në njësinë administrative Shushicë, në Elbasan.

Boja ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin udhëtonte dhe ka rënë disa metra në greminë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një postim në rrjetet sociale tha se “helikopteri i FA-së iu bashkua operacionit për të shpëtuar kryeplakun e fshatit Vasjan në njësinë administrative Shushicë, në Elbasan Nazmi Boja, i cili ishte rrëzuar në një thellësi prej 100 m. Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të forcave, në një terren të vështirë, fatkeqësisht kryeplaku u gjend i pajetë”.

Peleshi i shprehu ngushëllimet familjes Boja për humbjen e të dashurit të tyre.

/k.s/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›