E Diel, 1 Nëntor 2026

Humb jetën një 60 vjecarja / Aksident ne aksin Elbasan–Peqin

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin Elbasan–Peqin në orët e para të mëngjesit.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “BYD”, ka përplasur një këmbësore rreth 60 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, këmbësorja ka humbur jetën në vendngjarje, pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës.

Automjeti me drejtues shtetasin F. Q., 47 vjeç, banues në Papër, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, rreth 60 vjeçe, ende e paidentifikuar, e cila, si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën.;

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›