Bojkot pa afat lidhur me rregulloren e re të GJKKO-s / Dështon seanca ndaj Lulzim Berishës dhe Emiljano Shullazit

Në procesin ndaj Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit etj., për vrasjet e vitit 2005 të Vajdin Lames dhe Klodan Saliut, ku SPAK-u pritej të lexonte pretencën, avokatët e të pandehurve qëndruan në sallë në pjesën e publikut për të respektuar vendimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë për bojktot pa afat lidhur me rregulloren e re të GJKKO-së të cilën e cilësojnë antikushtetuese dhe penguese për ushtrimin e profesionit.
Trupa gjykuese e drejtuar nga gjyqtarja Flora Hajredinaj gjobiti me 50 mijë lekë mbi 10 avokatë të zgjedhur dhe të caktuar kryesisht