E Diel, 1 Nëntor 2026

Humb jetën një person afër lumit Sitnica

Një person ka humbur jetën, buzë lumit Sitnica. Mësohet se viktima është shqiptar, rreth 50 vjeç me inicialet M.P. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zyrtari për informim në rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

“Rreth orës 11: 45 është raportuar se në rrugën Kalabria , saktësisht buzë lumit Sitnica një person është gjetur pa shenjë jete. Bëhet fjalë për një qytetar i cili po peshkonte. Shkaktar i aksidentit dyshohet se është rryma elektrike por trupi është dërguar në obduksion në mjekësi ligjore dhe me urdhër të prokurorit është hapur si rast i vdekjes së dyshimtë”, ka thënë Zaiti për Indeksonline.

Mësohet se ai ka qenë duke peshkuar, derisa teli i është kapur në tela të rrymës dhe për pasojë ka shkaktuar vdekjen./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›