LSI bashkëpunon me PS-në

Hapen rrugë për bashkëpunim mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Socialiste. Në një takim në Gramsh ka marrë pjesë zëvendëskryeminstri Edmon Haxhinasto e ka takuar kryetarin e Gramshit, Dritan Bicin nga ana e PS-së. Aty është biseduar për bashkëpunim mes dy partive në Gramsh, për t'i hapur rrugë një bashkëpunimi qendror, mësojnë burime të Indeksonline.
Mësohet se aty ka qenë edhe kryetari i LSI-së për Gramsh Shkëlqim Hoxha.
Në këtë takim janë marrur vesh që të dyja partitë të ndihmojnë njëra- tjetrën për zgjedhjet e qershorit./Indeksonline/