Humb jetën një person në magjistralen Pejë-Prishtinë

(E plotësuar) Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për Indeksonline se një aksident që ka ndodhur në orët e pasdites në magjistralen Prishtinë-Pejë, ka humbur jetën një person.
Kelani ka thënë se viktima në fjalë është mashkull. Aksidenti ka ndodhur afër qytetit të Klinës.
....
Nisur nga rrethanat e ndryshimit të motit në Rajonin e Pejës, në disa akse rrugore është vështirësuar qarkullimi i automjeteve si pasojë e të reshurave të borës dhe ngricave.
Bazuar në këto rrethana Drejtoria Rajonale e Pejës me njësitet e saj ka marrë masa për përforcimin e shërbimeve të Policisë së Komunikacionit Rrugor në të gjitha akset rrugore.
Policia e Kosovës kërkon nga drejtuesit e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor, t’u përshtaten kushteve atmosferike si dhe të përdorin zinxhirët gjatë lëvizjes në akset rrugore ku bora dhe ngricat janë të pranishme, thuhet në komunikatën e policisë.
....
Është vështirësuar qarkullimi në rrugën Pejë-Klinë. Vërehen kolona ta gjata të automjeteve në rrugën Klina-Gllarevëtë cilat janë duke pasur probleme në qarkullim. Shoferët ankohen në mirëmbajtjn e rrugëve.
Ndërkohë nuk shihen pjesëtarë të Policisë së Kosovës në vend të ngjarjes.
......
Gjendja në trafikun rrugor në rajonin e Dukagjinit është përkeqësuar edhe më shumë.
Policia tani është mobilizuar për të intervenuar dhe ka raportuar për një numër të konsiderueshëm të aksidenteve me dëme materiale.
Reporteri i Indeksonline bënë të ditur se të reshurat e borës po vazhdojnë të bien pandërprerë dhe për momentin trafiku mbetet i paralizuar./Indeksonline/
-----
15:03 Bllokohet rruga Pejë-Deçan
Rruga Pejë-Deçan është bllokuar si pasojë e reshjeve të mëdha të borës që kanë rënë sot në mesditë.
Kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve janë parë në terren, mirëpo pavarësisht intervenimit të tyre, rruga që një kohë mbetet e bllokuar.
Shoferët janë ankuar edhe në Policinë e Kosovës, pasi sipas tyre, patrullat policore nuk po vëren fare në trafik./Indeksonline/