Berisha: Na mungon Azem Hajdari

Kryeministri Sali Berisha mbajti një fjalim në koncertin festiv të organizuar nga Ministria e Kulturës me rastin e Ditës së Rinisë.
Në një fjalim Berisha kujtoi ngjarjet e 8 Dhjetorit të vitit 1990 kur studentët shqiptarë u përleshëm me policinë në emër të lirisë së Shqipërisë nga diktatura, raporton bw.
“Studentët e ‘90 u përballën me diktaturën hoxhiste. Më 8 dhjetor, studentët dhe prijësi i tyre Azem hajdari gjunjëzuan diktaturën. Gjunjëzuan regjimin e bllokmenëve primitivë që iu ndalonte shqiptarëve me ligje e kushtetutë besimin te zoti, Krishti, Muhameti, pronën, lëvizjen e lirë, regjimin që edhe pas rënies së perdes së hekurt vari disidentë shqiptarë në sheshet e qyteteve tona, e në vitet 90 ekzekutoi në kufijtë me tela, 97 bashkëmoshatarët tuaj, për fajin e vetëm se donin të lëviznin të lirë. Rroftë Azem Hajdari. Azem ti je gjallë!” ka thënë Berisha./Indeksonline/