Kë kërkon Zanfina?

Këngëtarja Zanfina Ismaili, edhe këtë herë ka menduar të vijë me një këngë solo, ndonëse ka premtuar se do të sjellë një duet me motrën e saj Adelina Ismaili.
“Të kërkoj” titullohet projekti i saj më i ri muzikor, që është duke u xhiruar aktualisht në Prishtinë.
Por nuk dihet se në kërkim të kujt është Zanfina, pasi ajo është shprehur për mediat shqiptare se është shumë e dashuruar me të dashurin e saj aktual.
Ky videoklip vjen pas një periudhe mjaft të suksesshme artistike te saj, duke kujtuar këtu pjesëmarrjen e saj në “Festivalin Ndërkombëtar të Ohrit duke u renditur e treta me këngën “2 Minuta”. /Indeksonline/