E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humb jetën një person nga shembja e dheut

Një persona ka humbur jetën derisa ishte duke rregulluar kanalizimin e fshatit Dubravë, të Suharekës, kur ka rrëshqitur dheu dhe e ka zënë në kanal, transmeton reporteri

Policia e Kosovës ka njoftuar se njëpunëtor në një ndërmarrje punuese gjersa ishte duke punuar në rregullimin e kanalizimit të fshatit, ka rrëshqitur dheu duke e zënë brenda kanalit derisa viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe në Spitalin e Prizrenit ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve, derisa njësitë përkatëse policore janë duke e hetuar rastin./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›