Humb jetën një tjetër minator në Bulqizë
Një ditë pasi një minator u plagos në Bulqizë, vjen një tjetër lajm i rëndë.
Kësaj here një minator ka humbur jetën duke punuar në galeritë e minierës së kromit.
Bëhet fjalë për minatorin Shahin Peci, 30 vjeç, baba i dy fëmijëve.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të hetuar në lidhje me këtë aksident.
Raportimet e para flasin se minatori po punonte në zonën D, që është një zonë e paligjshme gërmimi./ep