E Diel, 1 Nëntor 2026

Humb jetën stërmbesa e Mandelës. Ish-presidenti afrikan smerr pjesë në çeljen e botërorit

Zi në shtëpinë e Nelson Mandelës në prag të fillimit të botërorit 2010. Për rrjedhojë, ikona e aparteidit nuk do të marrë pjesë ne ceremoninë e celjes së botërorit. Në një incident me makinë ka humbur jetën stërmbesa e ish- presidentit të Afrikës së Jugut. Aksidenti ndodhi pasi u largua nga koncerti me rastin e Kampionatit të Futbollit.

Fondacioni “Nelson Mandela” tha se 13- vjeçarja Zenani Mandela ka vdekur në përplasjen e automjetit të saj me një automjet tjetër dhe se askush tjetër nuk është plagosur. Shkaqet e aksidentit që cuan në vdekjen e Zenani, e cila vetëm dy ditë më parë kishte festuar ditëlindjen e saj, nuk janë zbardhur ende.

Në bordin e automjetit me të cilin ushëtonin ishte dhe ish- gruaja e cmimit Nobel për paqen Winnie Madikizela-Mandela. Aksidenti ndodhi disa orë para hapjes së lojërave në Johanesburg.

Azhornuar së fundi ( e premte , 11 qershor 2010 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›