E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Mbështetje përpjekjeve për liri në Iran

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Bara Obama i ka bërë thirrje botës që t’i përkrahë iranianët, të cilët po luftojnë për më shumë liri në vendin e tyre. Thirrja e Obamës u bë në përvjetorin e zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale në Iran, që nxitën protesta dhe përplasje.

Në deklaratën e lexuar në Uashington nga këshilltarët për të drejtat e njeriut të presidentit amerikan, Obama tha se “guximi” i popullit iranian duhet t’i inkurajojë të tjerët në përpjekjet për ta çuar historinë në “kahje të drejtësisë”. Deklarata thotë se është “përgjegjësi e të gjithë njerëzve të lirë dhe kombeve të lira që ta bëjnë të qartë se ne jemi në anën e atyre që synojnë lirinë, drejtësinë dhe dinjitetin”.

Më herët, liderët e opozitës në Iran i anuLluan protestat anti-qeveritare të planifikuara për të shtunën, përvjetorin e parë të zgjedhjeve të kontestuara të 12 qershorit ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre bënë të ditur se po marrin masa të tjera për të ndaluar programin bërthamor të Iranit, pas miratimit të raundit të katërt të sanksioneve kundër Teheranit.

Azhornuar së fundi ( e premte , 11 qershor 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›