E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët e grafikës, galeri dhe laborator

Persa kohe grafika zhvillohet ne dyert e mbyllura te laboratorit te Akademise se Arteve te pakte jane ata qe do te kene rastin te kuptojne procesin e punes qe duhet per te bere nje grafike. Pikerisht per ta bere laboratorin e studenteve te grafikes te prekshem per te gjithe publikun, pedagoget dhe studentet e grafikes ne Akademine e Arteve ideojne, stampojne, realizojne veprat e tyre grafike per ti ekspozuar ne nje kohe te shkurter.

"Ne jemi munduar ta kthejme gjithe galerine ne nje laborator te vertete pune. Ne vetvete galeria eshte nje hapesire ne proces, ku jo vetem shijohen punimet e studenteve, po dhe studentet punojne ne menyre te drejt per drejte", shprehet Ardian Isufi, pedagog.

"Jane tema individuale per secilin, gjithe pjesa e ekspozites procedon vetem ne pjesen e laboratorit", thote pedagogu Ilir Kaso.

Vete studentet shprehen se kjo eshte nje menyre shume origjinale qe jo vetme ata por edhe publiku te mund te kuptoje procesin e punes qe duhet per realizimin e nje grafike...Galeria FAP eshte permbytur nga krijimet e studenteve te grafikes se vitit te dyte dhe te trete te cilet krijojne nje atmosfere te vecante nisur nga ngacmimet e tyre artistike duke e bere pjese te procesit te punes edhe shikuesin e thjeshte.

Mira Tuci < I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›