Humb jetën tragjikisht ambasadorja italiane në Australi

Ambasadorja italiane në Australi, Francesca Tardioli ka humbur jetën tragjikisht këtë të diel. 57 vjeçarja ka ndërruar jetë pasi u rrëzua nga ballkoni i banesës në Foligna të Italisë, e cila kishte shkuar për pushime.
Tardioli mbante postin e ambasadores italiane në Australi që nga viti 2019. Ajo ka punuar më parë në ambasadat dhe konsullatat italiane në Shqipëri, Arabinë Saudite dhe Libi, në NATO dhe Ministrinë e Jashtme italiane.