E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humb kontrollin e mjetit, plagoset shoferi

Humbja e kontrollit të drejtimit të mjetit, ka sjellë plagosjen e rëndë të drejtuesit të një autoveture. Aksidenti rrugor ka ndodhur në orët e para të ditës së enjte, në aksin rrugor Obllikë-Shirokë.

Një autoveturë tip Benz me targë SH 7181 D është përplasur me faqen anësore të malit në të majtë të rrugës drejt Shirokës. Si pasojë  ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Jetmir Kraja, i cili është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe më pas në Tiranë.

Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi, i cili udhëtonte i vetëm. ( Anila Dushi)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›