E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi në BE, Gaiani: Me rëndësi dialogu politik

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani, ka zhvilluar një vizitë pune në Shkodër.

Ai është takuar me kryetarin e Bashkisë, Lorenc Luka dhe ka zhvilluar disa vizita të tjera në këtë qytet.

Gjatë takimit në Bashkinë e Shkodrës, Gaiani ka vënë në dukje raportet e mira mes dy vendeve, veçanërisht marrëdhëniet e mira në fushat e ekonomisë dhe të tregtisë . Ambasadori  italian është shprehur se Italia mbështet fuqimisht procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, duke shtuar se e rëndësishme është vijimi i reformave dhe dialogut të filluar.

Janë bërë hapa të rëndësishëm për dialogun, mes palëve politike në Shqipëri. Ne mbështesim pa tezerva hyrjen e Shqipërisë në BE, sepse këtë e pret dhe populli shqiptar. Shpresoj që ky dialog të vazhdojë dhe të bëhen hapa të rëndësishëm, ka thënë më tej Gaiani. (Anila Dushi)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›