E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Tuz e Ulqin: Mbështetje shqiptarëve në Mal të Zi

Pas takimeve zyrtare me drejtuesit më të lartë të shtetit malazez, kryeministri Sali Berisha është ndalur në takime me drejtuesit vendorë të qyteteve, ku shumica e popullsisë është shqiptare.

Kështu Kryeministri është ndalur në qytetin e Ulqinit, në Komunën Urbane të Tuzit, takime në të cilat është folur në mënyrë të vecantë sa i përket rolit të shqiptarëve në Mal të Zi dhe në rajon.

Gjatë fjalës së tij në këto takime Kryeministri Berisha ka vlerësuar drejtuesit vendor të këtyre zonave për kontributin e jashtëzakonshëm në çështjen shqiptare, në të gjitha kohërat.

Gjithashtu, ai u shprehu atyre mbështetje nga ana e Shqipërisë, në çdo përpjekje për të ruajtur dhe zhvilluar identitetin e tyre kombëtar, kulturor, etj. Gjatë këtyre takimeve Kryeministri Berisha është pritur nga qindra qytetarë shqiptarë të këtyre trevave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›