E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbet Lacio, fatale 10 minutat e fundit

Lacialёt nuk ditёn tё administrojnё avantazhin e minutёs sё 59-tё me anё tё sulmuesit Foxhia, duke pёsuar dy gola njёri pas tjetrit nё fundin e takimit.

Shajmer barazoi nё minutёn e 82-tё dhe mё pas Janko u dha fitoren austriakёve nё minutёn e fundit tё ndeshjes.

Ndёrkohё, nuk fal Vijareali. Spanjollёt mundёn 1-0 nё “El Madrigal” bullgarёt e Levski Sofies. Sulmuesi brazilian Nilmar i dha fitoren ekipit tё tij nё minutёn e 72-tё tё ndeshjes.

Nё takimet e rradhёs, Lacio do tё udhёtojё drejt Bullgarisё pёr t’u ndeshur me vendasit e Levski Sofies, ndёrkohё qё Salzburgu do tё presё nё shtёpi spanjollёt e Vihareal.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›