Del Piero: Dua të kthehem në fushë

Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, i cili vazhdon të rikuperohet si pasojë e lëndimit, shpreson të kthehet sa më shpejtë në fushë dhe të ndihmojë Zonjën e Vjetër në arritjen e sukseseve.
"Shpresoj të kthehem pas 7-10 ditësh. Megjithatë, ndihem mirë. Do të shohim si do të shkojnë gjërat në sezonin e ri. Është e padëshirueshme t'i shikosh ndeshjet e tilla, si ajo kundër Bordeaux nga tribunat, sepse unë dua t'i përjetoj ato si protagonist", ka thënë Del Piero.