E Diel, 1 Nëntor 2026

Kufizohen lëvizjet në tunelin e Kalimashit

 “Njoftohen të gjithë përdoruesit e Autostradës Rëshen –Kalimash se funksionimi i Tunelit të Thierrës  në këtë Autostrade prej dites së Hënë, datë 21.09.09 do të jëtë nga ora 07:00 deri në orën 19:00”, thuhet në njoftim të Ministrisës së Transporteve dhe Telekomunikacionit.

Punimet e Tunelit të Thierës në këtë autostradë kanë hyrë në një fazë intensive me përforcime masive të strukturës së shkëmbit, të cilat sjellin nevojën e optimizimit të proceseve inxhenierike duke i dhënë më shumë kohë kontraktorit.

“I kërkojmë ndjesë për shqetësimin të gjithë përdoruesve të kësaj autostrade në Shqipëri dhe Kosovë dhe njëkohësisht i falenderojmë për mirëkuptimin”, përfundon deklarata. 

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›