E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demtimi i monumenteve te kultures Ndrenika Te ndryshohet ligji

Dëmet e përsëritura në monumentet e kulturës kanë detyruar disa organizata joqeveritare në fushën e trashëgimisë, të reagojnë dhe të kërkojnë bashkëpunimin e institucioneve shtëtërore në vend. Fondacioni shqiptar i trashëgimisë, organizata për konservim dhe zhvillimin e Gjirokastrës si dhe dy shoqata të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kanë dalë me një peticion ku kërkohen ndryshimet në kuadrin ligjor, të cilat bëjnë të mundur ruajtjen e monumenteve.

“Është vënë re që vjedhjet e herëpashershme, të përsëritura, fatkeqësisht i marrim vesh vetëm në media. Mund të parandalohem me rritjen e mbrojtjes në terren dhe për këto kërkohen ndryshime në ligj”-tha Diana Ndrenika, drejtore e AHF-së.

Trafikimi i objekteve të trashëgimisë kulturore është gjithashtu një nga problemet kryesore që u prek në seminarin e këtyre shoqatëve dhe specialistëve të monumenteve.

“Përmirësimi i kuadrit ligjor sa i takon kontrollit të koleksioneve private, si procedohet me to dhe vendosja e kufizimeve mbi atë që mund të quhet trashëgimi familjare apo koleksion privat. Gjithashtu përmirësimi i sistemit të bashkëpunimit mes institucioneve për inventarizimin e objekteve të artit”-theksoi ajo.

Përfaqësuesit e shoqatave të trashëgimisë kanë premturar një plan aksioni për të ndërgjegjësuar qytetarët dhe bashkëpunimin e institucioneve shtetërore në mbrojtje të monumenteve të trashëgimisë.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›