E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbet kujdestarinë e fëmijëve sepse është shumë i shëndoshë

Share

Një baba që peshonte rreth 165 kilogram pretendon se ka humbur kujdestarinë ndaj dy djemve të tij pasi një mjek i tha gjykatës se ai është shumë i shëndoshë për tu kujdesur për to.

38 vjeçari nga Otava, Kanada, humbi betejën e tij njëvjeçare në gjykatë për të mbajtur dy djemtë, njëri pesë dhe tjetri gjashtë vjeç.

Gjykatësi tha se tani fëmijët do të dalin për adoptim, pasi babai do e ketë shumë të vështirë që edhe të humbasë në peshë, edhe të kujdeset për fëmijët.

Babai kujdesej për fëmijët pasi ish gruaja e tij pësoi një krizë nervore. Ajo po trajtohet edhe për overdozë.

Përpara gjykatës, babai argumentoi se ka humbur mbi 60 kilogram dhe po vazhdon një regjim të rreptë.

Ai tha se është baba i mirë. E vetmja gjë që kanë kundër meje është pesha. Nuk jam shumë i shëndoshë për të qenë baba. Jam një baba i mirë. 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›