E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbi dy vite më parë në Belgjikë, policia e kërkon në Shqipëri

Belgjikë, 18 shkurt, NOA Policia e Belgjikës ka kërkuar ndihmën e homologes së saj shqiptare dhe të qytetarëve shqiptare për të gjetur shtetasen e humbur dy vite më parë në Belgjikë, Albana Margjeka.

Sipas njoftimit të policisë së Shtetit, kjo shtetaset është shpallur e humbur në Belgjikë që më datë 15 janar 2008. Shtetasja Albana Margjeka, vjeç 30, më 15 janar 2008, rreth orës 14.00, ka lënë banesën e saj në Ham-Sur-Heure/Nalinnes, rruga Bois Rombut, në Belgjikë. Pas kësaj date nuk ka më asnjë gjurmë të saj. Për këtë arsye autoritetet belge kanë kërkuar ndihmën e Policisë së Shtetit për të gjetur këtë shtetase, thuhet në njoftimin e policisë belge.

Policia shqiptare kërkon bashkëpunimin e qytetarëve shqiptarë që kanë informacion për Margjekaj, të cilët mund të kontaktojnë me shërbimet e Policisë së Shtetit në numrin pa pagesë 129.

Policia e vendit tonë jep detaje dhe për pamjen fizike të Margjekës. Sipas njoftimit të policisë ajo është rreth 1m e 65 cm, me trup të dobët dhe flokë të zinj të prerë shkurt. Në momentin e zhdukjes, ajo ishte veshur dukshëm me veshje sportive të zezë. Zj. Margjeka është parë të lëvizë me mjetin e saj tip Volkswagen Golf me targë XQM 558, thuhet në njoftim.

xh/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›