Opozitari grek, Samaras: Nuk u trembemi hetimeve nga BE

Athinë, 18 shkurt, NOA Partia konservatore greke, Demokracia e Re, nuk u trembet hetimeve që pritet të ndërmerren nga Bashkimi Evropian për deklarimet e rreme të deficitit buxhetor të Greqisë. Një fakt të tillë, e ka pohuar udhëheqësi i opozitës greke Antonis Samaras. Sipas tij, Demokracia e Re, ka asgjë për të fshehur në një hetim për akuzat se nuk ka raportuar siç duhet borxhin e vendit kur ishte në pushtet. Samaras tha pas bisedimeve dje me kryeministrin Jorgo Papandreu, se partia e tij nuk i trembet asgjëje.
Samaras tha se konservatorët nuk janë përgjegjës për krizën ekonomike të Greqisë dhe kritikoi mënyrën sesi po e adresojnë problemin socialistët.
Ai shtoi edhe se socialistët nuk i kuptojnë pasojat e një hetimi të tillë, duke sqaruar se një proces i tillë do të dëmtojë edhe më tej imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare.
Deputetët socialistë njoftuan të martën se parlamenti do të hetojë akuzat se ish qeveria konservatore nuk raportoi madhësinë e deficitit buxhetor para se të largohej nga pushteti vitin e kaluar.
n.e/NOA