Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, përfundon në spital shoferja 26 vjeçe në Sarandë
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shtetasja E. K., 26 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin si pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
26-vjeçarja ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.
Sarandë/Informacion paraprak:
Sot, rreth orës 13:00, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, shtetasja E. K., 26 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga. 26-vjeçarja ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
