"Kishte hapur fjalë se do më vriste", Gjykata lë në burg vrasësin e Arian Gosës, liron shokun e tij
Habib Rexha, vrasësi i Arian Gosës në Kavajë, është lënë në burg nga togat e zeza. Gjykata ka zhvilluar sot seancën paraprake për masat e sigurisë dhe ka vendosur të lërë në qeli 31 vjeçarin, një masë e pritshme pasi ai ka pranuar krimin.
31-vjeçari ka deklaruar para grupit të hetimit se vrasjen e ka kryer pasi ai dhe familja e tij ndiheshin të kërcënuar. Sipas Habib Rexhës, viktima Arian Gosa kur ishte kthyer nga Italia ishte shprehur se do ta shuante familjen Rexha.
"Arianin e vrava nga frika, kishte hapur fjalë se do më vriste", është shprehur sot para gjykatës Habib Rexha.
Ndërkohë, shoku i tij Ervis Kurti është lënë në "Arrest në shtëpi". Ky i fundit ka deklaruar se nuk kishte dijeni për ngjarjen, por vetëm e kishte marrën në makinë Habib Rexhën dhe të dy kishin shkuar në qytetin ku banonin, në Kukës.
“Krimin e kreva pa e menduar, e pashë dhe e vrava. Isha përballë kafenesë, në një kancelari, kur kam parë Arian Gosën në kafene me babain e tij. U largova 300-400 metra, parkova makinën dhe u nisa në drejtim të lokalit në këmbë. Nuk isha duke e ruajtur.
E pashë rastësisht dhe veprova nga gjaknxehtësia. Në makinë isha me një shokun tim. Dhe po me shokun jam larguar në fillim drejt Durrësit e më pas në Kukës. Vendosa të vetëdorëzohesha me kërkesë të babait tim në bashkëpunim me policinë”, ka deklaruar në momentin e arrestimit Habib Rexha.
31 vjeçari është vëllai i Altin Rexhën, i cili mbeti i vrarë më 29 mars 2023, bashkë me Armand (Edmond) Gosën. Të dy këta shtetas humbën jetën dy muaj më parë, pas një konflikti që patën me njëri-tjetrin.
Gosa e goditi me thikë, ndërsa Rexha e qëlloi me armë dhe si pasojë e plagëve që i shkaktuan njëri-tjetrit, të dy humbën jetën. Habib Rexha nuk e ka kapërdirë dot vrasjen e të vëllait, edhe përse të dy humbën jetën atë ditë, por është kthyer dhe ka marrë hak duke vrarë Arian Gosën, vëllain e Armand Gosës.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
