E Martë, 3 Nëntor 2026

Humbi kontrollin mbi mjetin e plagosi 4 këmbësorë, policia në ndjekje të autorit

Një aksident ka ndodhur këtë të hënë (19 shkurt) në Burrel, ku një shofer ka humbur kontrollin mbi mjetin., e për pasojë ka plagosur 4 këmbësorë. Pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. Sakaq, 4 të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në spital.

“Me datë 19.02.2024, në vendin e quajtur ‘ish grumbullimi’  në qytetin e Burrelit,  shtetasi Y.Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”,  ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar 4 shtetas (këmbësorë), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje drejtuesit të mjetit shtetasit Y.Xh.,  i cili pasi ka shkaktuar aksidentin,  është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›