Humbi penalltinë, Giankërcënohet me vdekje
Pas penalltisë së gabuar në momentet e fundit në ndeshjen ndaj Uruguait, sulmuesi i Ganës Asamoah Gian duket se nuk është më i sigurt në vendin e tij.
Sipas gazetës uruguajane “El Pais”, ai ka marrë kërcënime të shumta me vdekje dhe tashmë është vënë nën eskortë nga autoritetet lokale. Federata Ganeze nuk ka bërë asnjë koment për këtë çështje, ndërkohë që Asamoah Gian vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Ai gaboi një penallti në çastet e fundit ndaj Uruguait, që do t’u jepte ganezëve një kualifikim historik në gjysmëfinalet e Kupës së Botës.
Përpos kësaj, skuadra afrikane zhvilloi një Botëror të suksesshëm, duke shkuar deri në çerekfinale të turneut. është kjo arsyeja që futbollistët janë pritur të gjithë si heronj në kthimin e tyre në kryeqytetin Akra. Presidenti i këtij vendi organizoi një paradë të veçantë, ku kishin dalë mijëra njerëz për të nderuar idhujt e tyre.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)