Meta: Transparencëne garanton një kodgjithëpërfshirës
ELBASAN- Zv.Kryeministri Ilir Meta ka përfituar nga një takim me struktura të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin e Elbasanit për të folur edhe për reformën zgjedhore. Sipas tij, transparencën e garanton vetëm një kod gjithëpërfshirës i bazuar në rekomandimet e ndërkombëtarëve.
“Gjithmonë kemi kërkuar transparencën e zgjedhjeve dhe transparencën e garanton vetëm një kod gjithëpërfshirës zgjedhor. Kjo është arsyeja që dhe institucionet europiane dhe OSBE/ODIHR kanë apeluar që kjo reformë zgjedhore të bëhet sa më shpejt, të jetë gjithëpërfshirëse dhe të ketë në konsideratë të gjitha rekomandimet e OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e fundit në Shqipëri” u shpreh Meta.
Duke folur për integrimin e vendit, Meta tha se ky është një proces që kërkon mirëkuptimin edhe të faktorëve të tjerë, vecanërisht të opozitës.
“Ky është një proces i cili do të vazhdojë më tej. Natyrisht që është një proces që kërkon dhe kontributin pozitiv dhe të faktorëve të tjerë dhe sidomos të opozitës. Plotësimi i standardeve është rruga përmes së cilës shkohet në bashkimin Europian” theksoi Meta.
(e.n/news24/BalkanWeb)