Mbaron afati i prenotimit, Holanda mbetet pa hotel
JOHANESBURG- Holanda është kualifikuar për në finale të Kupës së Botës, por problemi i ri për këtë skuadër lidhet me hotelin ku do të qëndrojë. Federata Holandeze, ndoshta duke mos besuar se ekipi i Van Marvijk do të shkonte kaq larg, kishte prenotuar dhoma në hotelin “Sandton Hilton” të Johanesburgut deri të hënën në mbrëmje, një ditë para ndeshjes me Uruguain. Ndërkohë, dhomat e këtij hoteli tashmë janë të zëna dhe lojtarët duhet të largohen që aty.
Federata Holandeze ndërkohë i ka kërkuar FIFA-s gjetjen e një hoteli të ri, ndërsa zëdhënësi i kësaj Federate Martin Brugink ka siguruar se nuk do të jetë problem gjetja e një hoteli tjetër. “Sigurisht që nuk do të qëndrojmë pa hotel. FIFA është duke kërkuar një vend tjetër për ne”, tha ai. E në fakt, në orët e pasdites së të mërkurës, skuadra është zhvendosur në një tjetër hotel të Johanesburgut, në “Sunnyside Hotel”.
Ndërkohë pas ndeshjes me Uruguain, trajneri Van Marvijk ka vendosur dy ditë pushim për lojtarët e tij, të cilët do të nisin të stërviten vetëm të premten në orën 11.30. Të shtunën, tulipanët do të kryejnë seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Soccer City” të Johanesburgut, ku të dielën në orën 20.30 do të luhet finalja e madhe e Kupës së Botës.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)