E Martë, 3 Nëntor 2026

Veprat e Sali Shijakut/ Pikturat, skulpturat dhe punimet në qeramikë ekspozohen në vilën e artistit

Në 24 shtator të  vitit 2022 do të mbyllte sytë përgjithmonë piktori revolucionar, Sali Shijaku duke lënë pas veprat e tij të papërsëritshme të cilat do të jetojnë gjatë e për këtë kujdeset djali i tij Orgesi i cili me anë të ekspozitës ‘Retrospektivë’ ka sjellë të ekspozuara në shtëpinë ku punoi e jetoi piktori punime që shënjuan jetën e tij.

Portreti i gruas se tij Ana Marias gjendet kudo në pikturat e Shijakut, nuk mund të mungonte as në këtë ekspozitë, ndërsa i biri tregon se ishte pikërisht ky portret i vitit 1972 që e evidentoi Sali Shijakun dhe e bëri një nga më të mirët, edhe pse në atë kohë u cilësua si e padenjë për realitetin e kohës, por piktori rebel nuk e ndryshoi kurrë stilin e tij.

Punime në pikturë, skulpturë e qeramikë do të mirëpresin vizitorë e kritikë arti në vilën Shijaku.

Gazetare: Katerina Kule

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›