Humbin Luftëtari e Kastrioti, largohen Dede dhe Mërgjyshi
TIRANE-Dy trajnerë të tjerë i kanë dhënë lamtumirën këtij edicioni të Superligës. Nevil Dede i Luftëtarit dhe Artan Mërgjyshi janë larguar nga detyra pas humbjeve të pësuara në ndeshjet e sotme. Luftëtari i Gjirokastrës u mund 0-2 në shtëpi nga Besa, në një ndeshje ku ai pritej të merrte qetësisht tri pikët, ndërsa Kastrioti humbi 0-1 në shtëpi nga Teuta. Pas takimit me Besën, Dede dha menjëherë dorëheqjen, duke thënë se skuadra nuk iu përgjigj në fushën e lojës, gjë që e bën të pamundur vazhdimin e punës. “Ndërkohë, kreu i Luftëtarit Flamur Bime ka deklaruar se do të përpiqet ta rikthejë trajnerin kryeqytetas, ç’ka e bën situatën disi të paqartë.
Përveç Nevil Dedes, nga detyra është larguar edhe trajneri i Kastriotit Artan Mërgjyshi, ndonëse ky i fundit është shkarkuar nga drejtuesit e klubit. Humbja 0-1 e pësuar kundër Teutës nuk është pritur mirë në Krujë, kështu që ish-tekniku i Dinamos i ka dhënë lamtumirën kësaj skuadre.
Sa u përket ndeshjeve, Besa mori një fitore të madhe në javën e 6-të të Superligës. Ekipi kavajas ka mposhtur 2-0 në transfertë Luftëtarin, duke iu bashkuar Vllaznisë në vendin e tretë, në kuotën e 11 pikëve. Puçuka e Dita në pjesën e dytë ishin autorët e golave në këtë takim për gjirokastritët, ndërsa humbja solli në fund edhe largimin e trajnerit Nevil Dede. Në fakt, Luftëtari thuajse nuk është futur fare në ndeshje, duke mos patur shumë lidhje me atë skuadër që ishte parë deri më tani në kampionat. Tri pikë ka marrë edhe Teuta, që duket se e ka lënë përfundimisht pas momentin e keq. Durrsakët mundën 1-0 Kastriotin në transfertë, falë një goli të realizuar nga Jakupi në minutën e 70-të. Me këtë triumf ata ngjiten në kuotën e 10 pikëve në klasifikim, duke qenë plotësisht në lojë për objektivat e rëndësishëm.
(d.b/BalkanWeb)