E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftëtari humbet 2-0 ndaj Besës

GJIROKASTËR - Skuadra e Luftëtarit ka regjistruar humbjen e dytë rradhazi në fushën e saj, duke pësuar dy gola nga skuadra e Besës, luajtur sot në stadiumin Gjirokastra.

Luftëtari dhe Besa hodhën në fushën formacionet më të mira, por fitorja i takoi mikut. Takimi ka filluar i mbarë për vendasit, të cilët dhanë sinjalin e parë të golit, por 45 minutat e pjesës së parë u mbyllën me rrjetat e paprekura.

Në pjesën e dytë, miqtë e nisën lojën me gol, të shënuar nga serbi Pugjaca në minutën e 46-të, ndërsa pesë minuta përpara përfundimit të ndeshjes, Bita shënon golin e sigurisë.

Nevil Deda, trajneri i “Luftëtarit”, pas përfundimit të ndeshjes tha se “humbja erdhi si pasojë e pasigurisë në mbrojtje. Besa luajti një ndeshje për t’u vlerësuar”.
Ilir Daja, trajneri i Besës, tha se “pjesa e dytë e ndeshjes foli për Besën, duke shënuar dy gola, që ishte një fitore e merituar”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›