E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbin jetën babë e bijë në Shkodër

Një vajzë e mitur dhe babai i saj kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur brenda banesës së tyre në qytetin e Shkodrës.

Silvana Luca, 14 vjeçe dhe babai i saj Dedë Luca, 59 vjeç, gjetën vdekjen për shkak të shpërthimit të një bombole gazi që ata përdornin në banesën e tyre.

Shpërthimi i bombolës ka qenë i fuqishëm duke alarmuar edhe fqinjët e familjes Luca.

Policia që mbërriti në vendin e ngjarjes konstatoi humbjen e dhimbshme të atë e bijë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›