E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbja e Bayernit do ti ndihmojë Gjermanisë

Sulmuesi Miroslav Klose beson se futbollistët e Bayern Munichut kanë atë që nevojitet për tu rikuperuar pas humbjes nga Chelsea në finalen e Ligës së Kampionëve dhe do të shtojnë shanset e Gjermanisë për triumf në Euro 2012.

Edhe pse konsiderohej favorit, gjiganti bavarez humbi pas penalltive nga londinezët. Por, Klose beson se futbollistët e Bayernit, prej të cilëve disa anëtarë kyç të Gjermanisë, do të jenë të motivuar për sukses në garën e sivjetme në Poloni dhe Ukrainë.

“I njoh futbollistët e Bayernit dhe jam i sigurt se ata nuk kanë problem psikologjik. Ne të gjithë shpresuan që Bayerni të fitonte Ligën e Kampionëve por fatkeqësisht doli ndryshe. Tani shpresojmë që ata djelmosha do të jenë edhe më ambicioz për të fituar titullin evropian”, deklaroi Klose për Bild.

Sulmuesi i Lazios ka luajtur rol të rëndësishëm për Gjermaninë nga 2001 duke shënuar 63 gola në 117 ndeshje.

“Jam në garën e gjashtë ndërkombëtare, dhe dy herë kam dalë i dyti dhe i treti. Nuk dua përsëritje. Dua të fitoj një titull me këtë ekip, dhe besoj se mund tija dalim”, përfundoi ai. Gjermania gjendet në Grupin B së bashku me Danimarkën, Holandën dhe Portugalinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›