Pizarro kthehet te Bayerni

Claudio Pizarro më në fund është larguar nga Werder Bremeni. Ai ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Bayern Munichun.
Pas spekulimeve të shumta, Bild raporton se kalimi i 33-vjeçarit në Allianz Arena tashmë është kompletuar.
Agjenti i lojtarit, Carlos Delgado dhe drejtori sportiv i bavarezëve, Christian Nerlinger, kanë mbajtur një takim rreth transferimit, ndërsa së shpejti pritet që lojtari t`u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe më pas të bëhet gjithçka zyrtare.
Pizarro ka luajtur te Bayern Munichu gjatë viteve 2001-2007, ndërsa në 171 paraqitje në Bundesliga ka shënuar 74 gola.