Torres, gati për sezonin e ri

Fernando Torres është i motivuar për sezonin e ardhshëm pas bisedimeve me Chelsean rreth të ardhmes së tij afatgjate në klub.
Spanjolli kishte pranuar se kaloi një edicion të vështirë me qëndrim të shpeshtë në bankën e rezervistëve. Mirëpo, pas bisedimeve me kryesinë e klubit, Torres është shprehur i vendosur të tregojë vlerën e tij në Stamford Bridge.
“Synimi im ishte të bisedoj me ta në fund të sezonit. Desha të di planet e tyre për mua. Tani nuk kam dyshim se çka presin nga unë. Dua të filloj sezoni i ri sa më parë”, deklaroi Torres për uebfaqen zyrtare të Chelseas.