E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbja e statusit demi 400 mln euro

Deshtimi i Shqiperise per te marre statusin e vendit kandidat ka nga pas edhe demin jo te vogel financiar. Ne 5 vite vendit do i mungojne afersisht 400 milione euro nga skemat e ndihmes financiare te Bashkimit Europian.

IPA programi me te cilin BE kanalizon ndihmen per shtetet qe jane ne proces anetaresimi eshte i ndare ne 5 skema financimi. Por vendet qe ndodhen ne stadin e Shqiperise pa statusin e kandidatit perfitojne vetem nga dy prej tyre respektivisht asistenca e tranzicionit dhe bashkepunimi nderkufitar.

Sipas te dhenave zyrtare te Komisionit Europian gjate periudhes 2007-2012 Shqiperia do perfitoje nga fondet e BE-se permes ketyre dy skemave 497.4 milione euro. Por nese do te kishte marre statusin e vendit kandidat llogaritet qe shuma do ishte gati dy here me e larte ose rreth 400 milion euro te tjera pasi qeveria shqiptare do te kishte akses edhe ne tre skemat e tjera ajo e zhvillimit rajonal atij rural dhe kapitalit human.

Por humbjet jane me te medha nuk vjen nga mugesa e ketyre fondeve por mungesa e efektit qe do te kishin dhene keto para nese do te perdoreshin ne ekonomi. Se pari fondet e BE-se nuk jane kredi por grante qe jepen falas dhe qe ndihmojne ne mbulimin e deficitit korrent dhe bilancit te pagesave nje nga problemet me te mprehta te ekonomise.

Se dyti keto fonde te munguara do i jepnin me shume hapsire qeverise per te rritur shpenzimet e saj. Dhe ne fund meqenese keto fonde ndryshe nga ndihmat e tjera shkojne ne sektore kyc si infrastruktura burimet njerezore dhe bujqesia ato stimulojne rritjen ekonomike ne afatgjate. Per me teper fqinjet tane qe perfitojne nga keto fonde krijojne avantazhe ne treg ndaj Shqiperise. Maqedonia vetem per bujqesine do te marre nga BE-se 66.5 milione euro grante ndersa Shqiperia asnje euro.

Kjo ben qe fermeret maqedonas te kene avatazhe ne tregun rajonal ndaj atyre shqiptar kur bujqesia ne Shqiperi perfiton shuma qesharake nga buxheti. Deshtimi i institucioneve po kushton jo pak. Pak kohe me pare Shqiperia humbi shansin e perfitimit nga fondet e qeverise amerikane per Gjykaten Administrative. Tashme refuzimi i statusit pervijon nje tjeter dem financiar. Dhe ne te dyja rastet faturen e shakton politika por demin e paguan publiku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›