Humbja e trenit Valentina Leskaj
Arsyeja e pare dhe themelore pse Grupi Parlamentar i Partise Socialiste e ka kerkuar kete mocion me debat ka te beje me rendesine qe ka raporti i opinionit te BE, i cili nuk eshte nje raport i zakonshem, nuk eshte as raport progresi vjetor i radhes. Ky dokument pervecse nje analize realiste e situates, dhe “zile alarmi”, sherben si udherrefyes, te cilit Shqiperia duhet t’i referohet per arritjen e objektivave ne procesin e integrimit evropian. Eshte kjo arsyeja, pra pesha e raportit, per te sotmen dhe te ardhmen evropiane te vendit, pse ne e kerkuam kete mocion me debat. Po kjo nuk eshte e vetmja arsye. Qasja e qeverise ndaj raportit, eshte nje arsye tjeter. Per nje muaj e gjysme ne ashtu si shumica e shqiptareve po dhe e partnereve, kemi pritur nje reflektim mbi raportin e opinionit te BE, nje reflektim qe do t’i shkonte nje qeverie serioze po kjo e jona, per fat te keq, nuk u deshmua e tille. Nje reflektim e analize nuk ndodhi edhe kete here sic nuk ka ndodhur edhe vitin e kaluar, per raportin e BE, nuk ndodhi edhe dy vjet me pare. Ne fakt nje vit me pare Kryeministri premtoi se: "Ne tetorin qe vjen ne te kemi permbushur te gjitha detyrimet qe rrjedhin nga ky raport:
-Ta bejme demokracine shqiptare me funksionuese;
- Ekonomine e tregut me funksionuese,
- Te bejme qe shqiptaret te gezojne standardet evropiane ne jeten e tyre te perditshme”.
Sipas kesaj deklarate, kete tetor Shqiperia do te ishte gati per statusin e kandidatit.
Nje vit pas premtimit tuaj, z. kryeminister, statusi u refuzua sepse ndryshe nga cfare premtuat:
- demokracia nuk eshte me funksionale,
- ekonomia e tregut nuk eshte me funksionale dhe per shkak te monopoleve,
- shqiptaret nuk gezojne standardet evropiane,
Madje te gjitha keto kane shkuar poshte, jo lart. Kete na thote edhe raporti i BE. Sot shqiptaret nuk garantojne dot as standardin minimal te transparences se zgjedhjeve dhe ky nuk mund te jete standard evropian. Ndryshe nga c’premtoi qeveria nuk zgjodhi rrugen e nje reflektimi e analize serioze mbi raportin e BE, po zgjodhi rrugen e refuzimit. Ne vend te sinjaleve per nje plan afatmesem dhe afat gjate veprimi, kryeministri mori rruget e Evropes per te gjetur mbeshtetes per kontestimin e raportit, gje qe nuk ka ndodhur ne 50 vjet histori ne BE. Qe ne mbledhjen e pare te qeverise pas paraqitjes se raportit, ne vend te nje mesazhi angazhues, Kryeministri foli per pasaktesi e kontestim te raportit. Kjo ishte shenja e pare, jo vetem e mungeses se seriozitetit po edhe e demotivimit te te gjithe piramides qeveritare, ne vend te angazhimit te saj per te ngritur nje axhende per ceshtjet qe duhen adresuar e hapat qe duhen ndjekur. Kjo qeveri nuk ka bere nje proces perfshires te ftoje opoziten dhe gjithe aktoret e tjere per te bere nje proces qe do t;i hapte rrugen integrimit te vendit. Bete te kunderten, u perpoqet ta beni opoziten pjese te problemit duke kerkuar fajtoret e deshtimit te opozita. Ju mund te perpiqeni t’ia faturoni opozites, mund ta beni kete, mund te gjeni dhe njerez qe ju besojne, megjithese e dyshoj, se ju beson me njeri, po kjo qasje mund te vleje per nevojat tuaja te pushtetit po jo per integrimin e vendit. Sot gjithkush e di se problemi nuk eshte opozita. Shqiperia ngeli jashte statusit te vendit kandidat, jo per shkak te opozites. Ngeli jashte per shkak se Parlamenti nuk funksionon si nje institucion i pavarur, nuk ushtron mbikeqyrje dhe kontroll mbi qeverine po funksionon si nje departament i qeverise. Per kete fajtoret nuk mund te kerkohen te opozita, po te shperdorimi i detyres nga Kryetarja e Parlamentit, te mungesa e transparences se buxhetit, te cilesia e dobet e ligjeve, te mungesa e kapaciteteve dhe puna nen presion e komisioneve, te imponimi i axhendes afatshkurter ne parlament, te mos degjimi i aktoreve te interesit ne procesin legjislativ. Shqiperia ngeli jashte:
- per shkak se raporti thote qe institucionet qeveritare kane sfiduar Kushtetuten dhe kane shperfillur vendimet e Gjykates Kushtetuese.
- per shkak te mosrespektimit te vendimeve te gjykates kushtetuese nga qeveria dhe politizimi i votes se kandidaturave te Presidentit per gjyqtar te Gjykates Kushtetuese.
Shqiperia ngeli jashte per shkak te korrupsionit qe per tre vjet rresht ka mbetur ne te njejtin vleresim nga BE si nje problem i perhapur dhe shume serioz. Se kultura e pa ndeshkueshmerise te con ne nivelet e larta te qeverise. Ngeli jashte, per shkak te politizimit te administrates publike dhe shkeljes se ligjit te sherbimit civil, nga mungesa e kapaciteteve te Departamentit te Administrates publike. Komisioni i Sherbimit Civil te gjithe ketu e dime qe eshte ne krize. Edhe ne kete rast pergjegjesia nuk mund te vije te opozita, perkundrazi njerezit e opozites jane viktima deshtimit te projektit te sherbimit civil. Ju vini “gishtin” te kriza duke bere pergjegjese opoziten. Sot kushdo e kupton se krizen nuk e prodhoi opozita po manipulimi i zgjedhjeve dhe refuzimi i transparences. Problemi nuk eshte ligjor po politik dhe zgjidhja do vullnet politik. Nuk eshte ligjor sepse ju sot keni refuzuar edhe ato qe dikur i keni propozuar vete: Ngritjen e komisionit hetimor me drejtim e shumice nga opozita, hetimin e kutive te materialeve zgjedhore. Nuk e besoj qe dje keni pranuar ta shkelni ligjin e sot jo. Ne fakt me kete refuzim nuk keni refuzuar opoziten po raportin e BE dhe Rezoluten e Parlamentit Evropian te cilat jane te qarta. Raporti i Komisionit thote se: “Qeveria nga ana e saj nuk ka treguar gatishmerine per kompromis per propozimet, per te kapercyer bllokimin politik”. Nderkohe Rezoluta e Parlamentit Evropian, kerkon: nje marreveshje themelore per krijimin e nje Komiteti te Hetimit Parlamentar per te investiguar zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 – me kryesimin dhe shumicen e anetareve te zgjedhur nga opozita, i cili te kete mandat te investigoje materialet elektorale – duhet te zbatohet sa me shpejt qe te jete e mundur”. Sot ne po kerkojme, as me pak e as me shume nga sa kerkon rezoluta e Parlamentit Evropian e cila kerkon gjithashtu qe: “Ky komitet hetimi duhet te paraqese konkluzionet e tij ne kohe per te bere te mundur qe Parlamenti te adoptoje legjislacionin para zgjedhjeve te ardhshme lokale dhe rajonale mbi bazen e gjetjeve te komitetit dhe propozimeve te bera nga OSBE/ ODIHR”. Ne kerkojme saktesisht, nje hetim qe na mundeson nje reforme elektorale te bazuar ne gjetjet e Komisionit Hetimor dhe raportit te OSBE/ ODIHR. Nje hetim qe garanton sistemin, qe zgjidh problemin e te ardhmes se zgjedhjeve. Ne fakt refuzimi i ofertes me te re te PS, per komisionin hetimor qe i hap rruge zgjidhjes se krizes politike, eshte refuzim i rezolutes dhe i opinionit te BE, pervecse prova e abuzimit me zgjedhjet e kaluara dhe perpjekja per te ruajtur sistemin e manipulimit per zgjedhjet e ardhshme.
***
Ne kemi ardhur sot ne kete seance debati, me nje oferte konkrete te shprehur ne nje rezolute e cila adreson ceshtjet themelore te raportit te Bashkimit Evropian. Natyrisht kemi ardhur me nje rezolute e cila nuk eshte e Partise Socialiste po nje rezolute e Parlamentit Shqiptar. Permbajtja e saj del jashte interesave te ngushta te nje partie. Ne se ju keni vullnet ta miratojme se bashku, ky angazhim i hap udhe zgjidhjes se krizes dhe perspektives evropiane te vendit. Cfare po propozojme:
Se pari angazhimin per kapercimin e krizes politike, duke garantuar transparencen e zgjedhjeve ne baze te rezolutes se Parlamentit Evropian.
Se dyti nje analize dhe angazhim per garantimin e demokracise funksionale ne Kuvendin e Shqiperise, mbeshtetur ne nje kuader ligjor e procedural te pranuar e respektuar nga palet; drejtimin e balancuar te parlamentit ;- kontrollin kushtetues mbi ekzekutivin; permiresimin e cilesise se procesit legjislativ te sherbimit civil, transparencen e buxhetit dhe kapacitet administrative.
Se treti te sigurojme pavaresine kushtetuese dhe financiare te sistemit te drejtesise dhe realizimin e nje strategjie gjitheperfshirese qe mundeson nje sistem ne standarde evropiane.
Se katerti ndermarrjen e nje nisme kunder krimit te organizuar, korrupsionit ne te gjitha nivelet dhe kultures se pandeshkueshmerise.
Rezoluta perfshin gjithashtu:
- nje angazhim serioz e gjithe perfshires per ceshtjet e pronesise,
- nje sere hapash ne mbrojtje te lirive te medias, perfundimit te paketes ligjore per mediat elektronike dhe balancimin e enteve rregullatore mediatike.
Se fundi po jo nga rendesia rezoluta kerkon angazhimin per zbatimin e Kartes Evropiane te Autonomise Vendore, Kushtetuten dhe ligjin organik.
***
Raporti i BE, kerkon reforma te medha qe mund te behen vetem me konsensus. Kete vit e humbem “trenin”, 20011-ta nuk eshte larg. Shqiperia nuk ka me kohe per te humbur.
Ju keni shperndare ketu nje rezolute qe ne fakt eshte nje kunder rezolute e asaj qe ka paraqitur PS. Dhe ketu duket qe s’keni vullnet politik per zgjidhje, nuk jeni te interesuar per zgjidhje. Gjithsesi ne ju ftojme per reflektim, ta votoni rezoluten qe sjelle nja angazhim te perbashket per zbatimin e saj duke filluar me transparencen e zgjedhjeve.
Sot keni shansin te zgjidhni mes interesave te pushtetit dhe interesave te shqiptareve qe jane interesat e integrimit.
Zgjedhja eshte tuaja.