E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krim pa alibi Majlinda Bregu

Kerkesa per mocion qe ne rreshtat e pare te formulimit te tij, me ngjan si rrefimi i nje krimi te cilit, e ke te veshtire t’i gjesh alibi, kur je vete fajtori. Kontradikta ne kete mocion eshte e madhe dhe e dukshme, sepse ndersa beni fajtore qeverine per statusin e kandidatit, sot ju shprehni shkruar, vullnetin politik per zgjidhjen e krizes, duke thene se tani, pra qe sot, qe ju do te filloni te impenjoheni politikisht, do t’i hapet rruga integrimit te vendit ne BE. Sot angazhoheni te shpetoni vendin, por harroni se per te shpetuar te paret, jeni ju vete. E vetmja gje pozitive ne mocionin tuaj eshte se duke premtuar riperfshirjen tuaj ne politike, keni pranuar mos ushtrimin deri tani te rolit qe ka nje opozite, duke pranuar keshtu dhe pergjegjesine tuaj politike per mungesen e gjate ne Parlament dhe vendosjen e opozites realisht, jashte tij. Me kete mocion sot ju pranoni se keni tentuar te pengoni me dashje procesin e integrimit te vendit dhe sot jeni te kenaqur. Nuk ia dolet me liberalizimin e vizave, por sfida qe ju i bete institucioneve nga rruga, nuk ngeli pa lene gjurme, vendi nuk mori statusin e kandidatit. Kjo dhe vetem kjo, eshte arsyeja e vetme pse Shqiperise nuk iu dha statusi i vendit kandidat, nje situate konfliktuale politike, e cila u frymezua dhe u mbajt gjalle per 2 vjet rresht nga zgjedhja e rruges dhe jo institucionit, alternativa e vetme e ushtrimit te politikes.
Sigurisht qe ora e shqiptareve dhe e integrimit te vendit nuk ka ngelur asnjehere, ndryshe nga ora juaj politike qe per fat te keq, ngelet sa here ka momente te rendesishme per shqiptaret. Per te qene me konkrete, sa te ndjeshem dhe kontribuues jeni ju kolege opozitare, ne procesin e integrimit te vendit ne BE? Me 31 janar 2003 hapen zyrtarisht negociatat per nenshkrimin e Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit, negociata te cilat si ne asnje vend tjeter, zgjaten 3 vjet sepse progres raporti i vitit 2004 citonte “Qeveria, vazhdimisht ka deklaruar se perparimi i Shqiperise ne Procesin e Stabilizimit-Asociimit eshte prioritet i saj. Megjithate, veprimet e saj e kane mbeshtetur kete gje. Pavaresisht perparimit te kryer gjate negociatave te MSA-se ne diskutimet rreth tekstit te marreveshjes se ardhshme, shume nga reformat e domosdoshme per te garantuar zbatimin e duhur te kesaj marreveshjeje, nuk jane kryer”. Po ne kete raport thuhet, “Ceshtje vecanerisht shqetesuese, te cilat jane nen pergjegjesine e drejtperdrejte te qeverise, mbeten lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, zbatimi i duhur i legjislacionit dhe stabiliteti i administrates. Rezultatet nuk ishin ato qe priteshin ne fushat kyc te krimit te organizuar, korrupsionit, sistemit gjyqesor dhe reformes ne administraten publike”.
Ky raport deshmon serish pse negociatat zgjaten 3 vjet, sepse citohet: “Mjedisi qe rrethon biznesin vazhdon te jete i veshtire, kryesisht per shkak te nderprerjeve akoma te shumta te energjise, infrastrukturave te dobeta, korrupsionit gjeresisht te perhapur, tregut te papershtatshem te tokes dhe pasurive te patundshme, kapaciteteve administrative te kufizuara dhe sigurise ligjore te pamjaftueshme per kompanite. Kjo gjendje ndikon negativisht per investimet dhe per funksionimin normal te ekonomise se tregut te lire.”
Ne progres-raportin e vitit 2005 thuhet: “Ne pergjithesi, interesat afatmesme te Shqiperise shpesh u sakrifikuan nga interesat e ngushta afatshkurtra politike dhe konsolidimi i kultures demokratike eshte thelbesor per realizimin e reformave te nevojshme.
Ketu e late ju procesin e integrimit te vendit dhe reformave te parealizuara, me zgjedhje pa infrastrukture zgjedhore, me te meta serioze, thuhet ne raport, me paaftesine e administrates publike per te zbatuar detyrimet e integrimit, probleme shqetesuese, ku krimi dhe korrupsioni ishin nje kercenim serioz per vendin. Ne raportin e vitit 2010, per te cilin ju keni marre frymezimin per te bere kete mocion, sigurisht qe thuhet se lufta kunder krimit eshte me e koordinuar, se ne luften kunder krimit te organizuar jane marre masa te rendesishme, se administrata i ka zbatuar kenaqshem detyrimet e MSA dhe ato te procesit te integrimit dhe se sot nuk ka pakica, qofte dhe ato seksuale, te cilat te jene te diskriminuara. Ne raportin e vitit 2010 ju mund te lexoni citimin, “Shqiperia permbush gjeresisht kushtet e procesit te Stabilizim-Asociimit. Te gjitha keto nuk ishin ne kohen kur ju nderprete mandatin, per te qeverisur vendin. Cfare ndodhi ne qershor te vitit 2006 dhe pse ky koment i juaj sot duket me shume se qesharak: ne qershor te vitit 2006, pas vullnetit te treguar nga qeveria Berisha per plotesimin e detyrimeve, luften kunder krimit te organizuar, trafiqeve e korrupsionit, bindi institucionet evropiane per nje ndryshim te madh, u nenshkrua MSA. Ku ishit ju? Me bilbila ne goje ne salle, per ta fishkellyer.
Ne vitin 2007, kur komisioneri Rehn do ta quante zbatimin e Marreveshjes se Perkohshme si rast surprize ne rajon, ju do ta quanit papergjegjshmeri te institucioneve shqiptare. Ne cdo progres raport, sa here qe vendi ngjitej me pike ne matricen e vleresimeve te Komisionit Evropian, ju e zbrisnit ate me perkushtim politik e propagande, atje ku vetem ju do te donit te ishte. Pas zgjedhjeve te 2009, per te cilat asnje hijezim negativ nuk ka as ne raportin e 2010, ju ishit ne rruge kur u more vendimi per shqyrtimin e kerkeses sone per anetaresim, ne rruge kur u votua ligji Antimafia, ne rruge kur u votua ligji per bashkepunimin gjyqesor me autoritetet e huaja per ceshtjet kriminale, ne rruge kur u votua ligji per policine gjyqesore, u larguat nga Parlamenti kur u hodh per votim ligji per gjykaten administrative, jeni larguar disa here, si ne vitin 2005 ashtu dhe ne vitin 2007, per ligjin e kufizimit te imunitetit, nuk keni qene kur jane paraqitur ndryshimet e Kodit Penal per shpifjet, nuk keni qene sa here jane diskutuar ligje te rendesishme, te cilat kane te bejne me reformat e vendit ne rrugen e integrimit te vendit ne BE. Ju ishit ne rruge kur u dorezua Pyetesori, ishit ne greve kur u more vendimi per liberalizimin e vizave, ju ishin ne protesta kur lobohej ne Parlamentin Evropian per rezoluten per Shqiperine, perseri ne rruge kur u mor vendimi nga Keshilli per liberalizimin e vizave, nje dite pas vendimit per liberalizimin e vizave per shqiptaret, dolet perseri ne rruge. Ju keni refuzuar ligje te rendesishme dhe me pak te rendesishme dhe jo pak here keni vene kushte te ndryshme nga ato te nje dite me pare, duke coroditur jo vetem mazhorancen dhe nderkombetaret, por duke lekundur edhe intelektin e pjesetareve te grupit tuaj parlamentar. Cfare thuhet per situaten ekonomike ne raportin e vitit 2005 kur ju late mandatin: “Ekonomia shqiptare nuk ishte terheqese per investimet, krijimi i sipermarrjeve te reja haste pengesa, procedurat per hapjen e biznesit ishin te panumerta, mungonte nje kuader ligjor per prokurimet”. Sot, ne raportin e vitit 2010 thuhet: “Shqiperia ka arritur nje shkalle te qendrueshme stabiliteti makroekonomik, sa per te lejuar operatoret ekonomike te marrin vendime ne nje klime te parashikueshme biznesi. Politikat makroekonomike ne vitet e fundit ka qene te pershtatshme, duke siguruar ritme te rritjes me teper se 5% dhe aktiviteti, edhe pse i ngadalshem, ka mbetur pozitiv ne 2009, pavaresisht nga kriza. Inflacioni ka mbetur i ulet. Bashkeveprimi i lire i forcave te tregut, eshte zhvilluar permes privatizimit. Cmimet dhe tregtia jane liberalizuar. I dukshem progresi qe eshte arritur ne lehtesimin e hyrjes ne treg. Sistemi bankar eshte zgjeruar me shpejtesi, si rezultat i privatizimit dhe hyrjes se lojtareve te huaj. Pjesa e tregtise dhe te integrimit te investimeve me BE-ne mbeti i larte.
Cfare thuhet ne raportin e vitit 2005 kur ju e stopuat perpjekjen tuaj, po e quaj perpjekje, per integrimin e vendit per sa i perket gjyqesorit shqiptar. Thuhet se “infrastruktura e gjyqesorit ne Shqiperi mbetet e manget, pavaresisht se ishte hartuar nje planveprimi per Gjyqesorin”, thuhet se “te drejtat e njeriut nuk ishin ne minimumin e standardeve evropiane, ku Shqiperia duhet te siguronte nje zbatim me te mire te ligjit dhe kriminelet leviznin lirshem neper rruge”, thuhet se “kushtet per te burgosurit nuk ishin as minimale”. Cfare thuhet ne raportin e vitit 2010: “Sigurisht qe me problematikat e sistemit gjyqesor, Shqiperia ka ndermarre reforma qe kane permiresuar dukshem infrastrukturen ne gjyqesor dhe hartimin e legjislacionit te harmonizuar me standardet evropiane”, thuhet se “kuadri institucional i te drejtave te njeriut eshte perforcuar, nuk ka me problematika me shkeljen e te drejtave te njeriut”, thuhet se “sistemi i burgjeve eshte permiresuar djeshem qe nga kalimi i varesise nga Ministria e Brendshme te Ministria e Drejtesise”. Ndryshe nga ju, ne angazhimin tone e kemi ne reforma, ne arritje, ne hapa konkrete . Gjate qeverisjes sone kane ndodhur ngjarje madhore, zhvillime me peshe historike, jane marre vendime te rendesishme qe lidhen drejtperdrejte me fatet e vendit dhe me ndikim te madh ne jeten e qytetareve. Keto jane faktet, ngjarjet, realizimet nuk jane rezoluta ne leter, jane deshmi e vullnetit te kesaj qeveria per ta cuar perpara procesin e integrimit. Procesi i integrimit te vendit eshte nje proces performance dhe jo nje proces shterues, ky eshte vizioni yne, por ne zgjedhje, pas zgjedhjeve, para zgjedhjeve te tjera, ne kemi kohe qe ndahemi bashke jo per ideologji por ne moralin politik. Kjo ishte risia e politikes suaj te re. Zhurme, zhurme, dhe vetem zhurme. Ju e keni kthyer lutjen per deshtimin e procesit te integrimit evropian te vendit, ne imperative politike. Punoni per kete qellim, shpifni me kete motiv, hidheroheni kur s’ju ecen ne kete qellim. Po te ishit serioze nuk do te ishte nevoja qe detyrimet tuaja t’ua kujtojne rezolutat apo mocionet; detyrimet tuaja politike jane te konturuara nga qytetaret qe ju kane votuar. Perfaqesimi i tyre me dinjitet, eshte jo vetem bonus per karrieren tuaja politike, por me rendesi te madhe per vendin dhe proceset integruese. Shpresoj qe shqetesimi juaj i ketij fundviti per situaten politike, te jete i vertete dhe te mos marre konotacionin e “larjes se gojes” sic beri kryetari juaj me letren qe i coi Presidentit Barroso, ku i kerkonte liberalizimin e vizave, pasi vendimi ishte marre.
*Fjala e ministres Majlinda Bregu, gjate seances parlamentare te mocionit me debat, kerkuar nga grupi parlamentar i Partise Socialiste

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›