E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iluzionet per Berishen Arta Dade

Ne vazhden e perpjekjeve te opozites per te zgjidhur krizen, opozita depozitoi projekt rezoluten qe do te kurorezonte mocionin per debat. Pa bere histori, sot jemi perpara faktit qe mazhoranca me papergjegjshmerine si dhe seriozitetin e munguar ka refuzuar piken e pare te kesaj rezolute qe ka lidhje me zgjidhjen e krizes politike permes transparences se procesit zgjedhor. Personalisht, nuk kam pasur kurre iluzione se Sali Berisha do te mund ishte te pakten njehere serioz kur deklaronte ne prani te partnereve nderkombetare dhe publikisht se ishte i gatshem t’i ofronte opozites shumicen ne komisionin hetimor parlamentar dhe kryesimin e komisionit lidhur me hetimin e materialeve zgjedhore, formulen e perfshire ne kerkesen e opozites per ngritjen e komisionit hetimor pas pergjigjes pozitive te mazhorances se sforcuar parlamentare. Nuk kisha iluzione sepse pervoja politike dhe beteja per demokraci me Sali Berishen me ka mesuar se tipari dallues i ketij personazhi, eshte mashtrimi ndaj shqiptareve dhe partnereve nderkombetar. Rekordet ne karrieren e tij politike ne keto njezet vjet jane tregues i faktit se demet qe ky njeri i ka sjelle vendit dhe kombit jane te pallogaritshme. Mbasi kishte heshtur per vite me radhe, ky njeri pa droje u detyrua te deklaronte se kishte shkelur embargon e OKB-se duke ushqyer makinerine e Miloshevicit ne luften ne Bosnje. Konform standardeve nderkombetare dhe te OKB-se ky akt perben krim nderkombetar. Po ky personazh, ne cilesine e tij si president i republikes, u dha nenshtetesi shqiptare dhe i pajisi me pasaporte shqiptare individet, pjese te krimit te organizuar dhe terrorizmit nderkombetare si jordanezi i skeduar si financues i Alkaedes. Edhe kjo sipas standardeve dhe kritereve nderkombetare perben krim dhe padyshim ata qe i kryejne keto krime kane dhe nje emer.
Nuk mund te kem iluzion sepse individi dhe forca politike qe e mban ne krye manipuloi ne formen e nje kasaphane dramatike zgjedhjet e ‘96-es. Moment, i cili shqiptareve u kushtoi dhjete vjet vonesa ne axhenden evropiane. Dhe padyshim, edhe ky sipas standardeve evropiane eshte nje krim elektoral. Nuk kam asnje iluzion se mazhoranca eshte e interesuar te behet transparenca zgjedhore sepse nje mazhorance fiktive, e njejte me kete te sotmen, votoi Sali Berishen president per here te dyte, ne kushtet e gjendjes se jashtezakonshme, te shpallur nga ai vete. Edhe kjo sipas paketes kushtetuese te kohes perben krim kushtetues. Nuk eshte hera e pare qe Sali Berisha bie ndesh me veprimet e tij me qendrimet e partnereve euro-atlantike, pa kontributin e vyer e te cileve rajoni yne kurrsesi nuk do te ishte ky qe eshte sot. A nuk bente thirrje te deshperuar Sali Berisha qe udheheqesit shqiptar te Kosoves te mos nenshkruanin marreveshjen e Rambujese qe vuloste kapitullimin e Milloshevicit dhe i jepte fund genocidid te pashoq kunder shqiptareve? A nuk ishin keto rekorde ne dem te ceshtjes kombetare? Mund te numeroja dhe shume te tjera si rasti i deklarimit per mbeshtetje ndaj politikave berthamore te Iranit, bashkepunimi i ngushte me Fazllic, i denoncuar tashme jo vetem nga opinioni publik.
Sali Berisha duhet t’u shpjegoje shqiptareve shkaqet e verteta qe e kane shtyre ne poziten mjerane me te cilen paraqitet sot si nje individ qe ne menyre ciklike kthehet e rikthehet tek pozicionet e tij antidemokratike dhe autoritariste, dhe ne nje moment te dyte rreket te zhbeje ate c’ka deklaruar ore, dite apo muaj me pare. Nuk eshte parameter evropian kur kryeministri i nje vendit, vetedeklarohet se ka genjyer kur ka sulmuar kundershtaret e tij politike duke e shnderruar kete ne nje standard se populli qe ai qeveris nuk duhet te besoje cfare politikanet deklarojne per efekte elektorale. Tashme, kete vecori dalluese te Sali Berishes e kane kuptuar dhe jane ndergjegjesuar mjaft madje jo vetem partneret tane socialdemokrate, por edhe partneret konservatore te Bashkimit Evropian. Nuk ka rrugedalje as nga shuplaka e dhene se fundmi nga Komisioni Evropian ne shumice derrmuese jo socialist dhe socialdemokrat sepse pergjegjesi kryesor per kete deshtim spektakolar te kesaj mazhorance eshte vete Sali Berisha. Konkluzioni i Komisionit Europian vertetoi gjithe shqetesimet e opozites per keqqeverisjen dhe mospermbushjen e kritereve te Kopenhagenit, duke e bere kete mazhorance padyshim qeverisjen me te korruptuar, me te paafte, me te papergjegjshme dhe me te inkriminuar te njezet viteve te tranzicionit. Pa dyshim zgjidhja e krizes eshte njera prej kambanave, e materializuar qe ne korrik permes pikes 6 te rezolutes se Parlamentit Evropian ku thuhet se sa me shpejt duhet ngritur komisioni parlamentar hetimor mbi bazen e nje marreveshje per te hetuar menyren se si u organizuan zgjedhjet e qershorit te 2009-es, komisioni duhet te perbehet ne shumice nga perfaqesues te opozites dhe duhet te kryesohet nga opozita dhe do te kete mandatin per te hetuar materialet zgjedhore. Gjithashtu, theksohet se konkluzionet e ketij komisioni duhet t’i paraqiten parlamentin ne kohe per te miratuar legjislacionin e ri ne kohen e duhur perpara zgjedhjeve lokale duke adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Mbajta pezull e zgjidhjes se kesaj krize, rrezikon qe Shqiperia te marre prape pergjigje negative, vjeshten e ardhshme. Kjo qe refuzuat sot eshte kompromisi i fundit i opozites, ne perputhje te plote me piken 6 te sapocituar. Keni vertetuar katerciperisht, pa asnje medyshje, vullnetin e munguar per ta bere kete transparence prej me se nje vit e gjysme, per te inkurajuar perseri elementet e inkriminuar ne zgjedhjet e kaluara qe te riperserisin aktet manipulative ne zgjedhjet e ardhshme. Pra, jeni kapur me thonj pas fshehjes se krimit elektoral si i vetmi instrument per te grabitur zgjedhjet e ardhshme. Ju e dini se transparenca e procesit zgjedhor nuk mund te jete ne linje me korrupsionin, e ngritur ne sistem, qe buron nga korrupsioni elektoral dhe perfundon te korrupsioni elektoral. Brenda ketij segmenti qendron dhunimi i parlamentit dhe i parlamentareve, ngushtimi i hapesirave te dialogut, grabitja e prones shteterore dhe private, kontrolli dhe komandimi i institucioneve te pavarura, lidhjet me krimin rajonal edhe me gjere (deshmite tronditese te bera publike nga deputetet do te ishin te denja per filma policeske dhe vende qe kane qene jashte orbites se demokracise). Nuk eshte rastesi qe qeverisja ne Shqiperi percaktohet serish si regjim hibrid nga raportet e organizmave prestigjioze nderkombetare. Bashke me transparencen e zgjedhjeve keni refuzuar kolonat kryesore te funksionimit te shtetit ligjor si funksionimi dhe pergjegjesite e parlamentit per refuzimin nga ana e Komisionit Evropian te dhenies se statusit te vendit kandidat. Keni hedhur poshte pavaresine financiare dhe kushtetuese te gjyqesorit. Keni konsoliduar kulturen e pandeshkueshmerise per personat e perfshire ne korrupsionin ne te gjitha nivelet dhe nuk keni pranuar standardet evropiane qe duhen aplikuar ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Keni mbyllur syte perpara domosdoshmerise per t’i dhene zgjidhje ceshtjeve te pazgjidhura dhe korrupsionit me pronat duke shkelur jurisprudencen e Gjykates Europiane per te Drejtat e Njeriut. Po thelloni kontrollin e medias duke kufizuar lirine e saj permes presioneve politike dhe financiare. Po manifestoni papergjegjshmeri ne zbatimin e Kartes evropiane te autonomise vendore duke shkelur ne menyre flagrante kushtetutshmerine ne marredheniet midis pushtetit qendror dhe qeverisjes lokale. Po injoroni mesazhet e qarta dhe te fuqishme dhe gatishmerine e shprehur nga SHBA per ndihmese ne gjetjen e rrugeve per zgjidhjen e krizes. Praktikisht, po refuzoni te gjitha kriteret politike per te cilat monitoroheni. Shqiptaret nuk mund dhe nuk do ta lejojne qe te njejtet aktore me koken pas dhe kthetrat mbi pasurite kombetare dhe publike te vazhdojne te sundojne duke zvenitur deshiren e shqiptareve per te jetuar ne vendin e tyre si te gjithe qytetaret e tjere te Europes. Edhe kjo ne vetvete perben krim. Sali Berisha nuk mund t’i mbylle gojen opozites me shfaqje banale sulmesh e shpifjesh te stisura dhe te pavertetuara, edhe pas 5 vjetesh ne pushtet, e kercellitje dhembesh apo me montazhe me deshmitare false te denja per ish sigurimin e shtetit kur mbaheshin gjyqet politike dhe eliminoheshin kundershtaret politike. Keto praktika kane ikur bashke me regjimin, te cilit ai i sherbeu dhe qe po e ringjall me mentalitetin per funksionimin e shtetit, te materializuar ne praktiken jetesore te cdo qelize te veprimtarise shteterore. Keto praktika i diktojne opozites dhe mbeshtetesve te saj domosdoshmerine per te qendruar perballe jush dhe per te bashkepunuar pa reshtur me partneret nderkombetare, per te mos lejuar qe Shqiperia te vazhdoje te rreshqase dhunshem ne humneren ku po e merr me vete Sali Berisha dhe bashkepunetoret e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›