E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbja në zgjedhje e PD, eksperti: Faji i lidershpit, nuk kanë lexuar asnjëherë rezultatin

Eksperti dhe aktivisti politik, Flamur Kuçi, tha se rezultati zhgënjyes që pësoi opozita në zgjedhjet e 11 majit është i gjithi faji i lidershpit.

I ftuar në Quo Vadis të moderatores, Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Kuçi tha se klasa politike që drejton opozitën nuk e ka lexuar asnjëherë siç duhet qytetarin, por janë interesuar vetëm për hallet e tyre personale.

Pjesë nga biseda:

Kuçi: Një opozitë vetëasgjesuese, sepse nuk ka lexuar rezultatin. Nuk kanë bërë një analizë, të dyja subjektet politike nuk kanë bërë lexim vote.

Borakaj: PS ka bërë analizë të detajuar.

Kuçi: Jo, lexim vote nuk ka patur. Ajo që më vjen keq është se ajo klasë që sundon PD-në sheh hallet personale, refuzon të lexojë mesazhin e elektoratit shqiptar, dhe vijon me retorikën na vodhën zgjedhjet. Kjo është mungesë e vullnëetit politik për të reformuar opozitën. Janë më shumë të shqetësuar për të siguruar një numër mandatesh ëpr atë kasë që sundon se të qytetarëtve. Kjo ëhstë opozitë e komfortit, kalon me një tender, apo leje ndërtimi. Thellemi i rezultatit tregon që LSI ëhstë asgjesuar si forcë politike, elektorarti ka shkuar te PS. PD ka humbur një pejsë të elektoratit duke mos vajtur në votime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›