E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i OSBE/ODIHR, Kume: Nuk vlerësohen pozitivisht zgjedhjet në Shqipëri!

Eksperti zgjedhor Andon Kume tha se në zgjedhjet e 2025, ndërkombëtarët nuk u shprehën pozitivisht.

Ai iu referua raportit të OSBE/ODIHR dhe deklaratës së BE, ku theksoi se renditën disa problematika.

Kume tha në Quo Vadis se për Shqipërinë kjo do të thotë një hap pas.

 Pjesë nga biseda:

Kume: Raporti paraprak nxori problematika. OSBE/ODIHR jep një vlerësim për çdo fushë, por nuk është ai që certifikon zgjedhjet. Gjithashtu nuk kemi shpresa që KQZ të merret me këto gjëra.

Borakaj: Po deklarata e BE?

Kume: Shkon në të njëjtën linjë. Nuk vlerësohen pozitivisht zgjedhjet në Shqipëri dhe ky është një hap mbrapa. Ka mënyra të ndryshme se si shprehen ndërkombëtarët. Në deklaratat e datës 11 maj nga disa zyrtarë, ata thanë që klima është shumë e tensionuar. QV-të në fillim kishin të gjitha nga një polic. Ndryshuan ligjin, e hoqën policin. Tani kërkojmë prapë policin. Ne nuk kemi një sistem që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kështu nuk shkohet në BE.

DEKLARATA E BE

RAPORTI I OSBE/ODIHR 

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›