E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbje befasuese të Wolfsburg e Schalkes


Tifozët e Wolfsburgut dhe ata të Schalkes sigurisht se nuk mund t'u besojnë syve, pasi skuadrat e tyre janë mposhtur në mënyrë respektive si miq të Mainzit dhe Hannoverit.

Në Volkswagen Arena pjesa e parë ishte në të mirë të vendasve, të cilët me anë të dy golave të Dzekos (24' dhe 27') dhe një të Diegos që shënoi në debutim, kaluan në epërsi të trefishtë brenda gjashtë minutave.

Por, më pas vjen dhe rikthimi më sensacional i parë ndonjëherë kohëve të fundit. Pak para përfundimit të pjesës së parë, Rasmussen (39') zvogëlon epërsinë e vendasve në 3-1. Soto (48') dhe Schurrle (58'), bënë që atmosfera në fushë të qetësohet. Golin shokues dhe të fitores prej 4-3 për Mainzin e shënoi Szalai katër minuta para fundit (86').

Më mirë nuk kaloi as Schalke. Skuadra që u konsiderua pretendent për titull dalëngadalë po kthehet në jofavorit të tij. Rausch pas gjysmë ore lojë u përkujdes për epërsinë e Hannoverit, ndërsa Abdelaoue (49'), u tregua fatal për Mbretërit e Kaltër. Golin e nderit e shënoi Jermain Jones pas asistimit të Ivan Rakitic.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›