Wigani hakmerret ndaj Tottenhamit
Wigani është hakmarrë nga Tottenhamit për disfatën turpëruese prej 9-1 të sezonit të kaluar në White Hart Lane, duke mposhtur tani Spursat po në White Hart Lane me rezultat minimal 1-0.
Ishte Tottenhami që e dominoi këtë takim si nga ana e posedimit të topit ashtu edhe nga ana e rasteve, por mungoi goli.
Hugo Rodallegas dhjetë minuta pa përfunduar takimi (80'), realizoi për rezultatin përfundimtar dhe fitoren e madhe të Wiganit në udhëtimin bërë Londrës Veriore.