Humbje historike per socialistet spanjolle Zapatero e pranon publikisht
Socialistët spanjollë kanë pësuar një humbje historike në zgjedhjet rajonale dhe lokale, të cilat u zhvilluan gjatë të dielës.
Rezultatet e arritura nga socialistët e kryeministrit José Luis Rodríguez Zapatero, janë më të dobëtat në historinë më të re të Spanjës.
Sipas rezultateve paraprake, socialistët spanjollë kanë fituar rreth 28% të votave.
Partia popullore konservatore ka fituar 37%, rezultat i cili rrëzon socialistët në shumë bastione të tyre, që tradicionalisht janë qeverisur nga të majtët si qytetet Sevilla dhe Cordoba.
Kryeministri Zapatero pranoi humbjen por theksoi që zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë.
Rreth 35 milionë qytetarë spanjollë morën pjesë në votimet e të dielës, ndërkohë që në të gjithë vendin u regjistruan demonstrata kundër papunësisë së lartë, politikës së kursimit, korrupsionit dhe pushtetit të bankave.
Edhe pse demonstratat u ndaluan, dhjetëra mijëra njerëz dolën nëpër rrugë për të protestuar.