Obama tur ne Evrope viziton Irlanden Angline Francen dhe Polonine
Presidenti amerikan, Barak Obama, është duke udhëtuar drejt Evropës në kuadër të një vizite zyrtare në disa shtete të Bashkimit Europian.
Presidenti do të vizitojë në fillim Republikën e Irlandës dhe më pas Britaninë e Madhe, Francën dhe Poloninë.
Neë Francë ai do të marrë pjesë në një takim të (G8) grupit të 8-të fuqive kryesore botërore.
Situata në botën arabe do të jetë në qendër të axhendës së diskutimeve të presidentit amerikan.
Edhe heshtjet e sigurisë amerikane do të jenë pjesë e diskutimeve dhe sidomos pas eliminimit të ish-udhëheqësit të Al-Kaidës, Bin Laden.
Në këtë tur javor, presidenti Obama do të jetë i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Michelle.
Gjatë vizitës në Irlandë, Britani të Madhe dhe në Poloni, Presidenti amerikan do të diskutojë edhe për marrëdhëniet bilaterale.
"Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë partnerë.
Ne punojmë pothuajse në të gjitha temat globale dhe mundësisht në të gjitha konfliktet rajonale.
Ne bashkëpunojmë në të gjitha çështjet e domosdoshme, të rëndësishme dhe afatgjata mbi bazën e një bashkimi transatlantik, i cili mbështetet në të njëjtat vlera demokratike dhe në besimin e mundësive të pakufizuara të individit", deklaroi Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilary Klinton, në kuadër të këtij udhëtimi të Obamës.
Vizita e Obamës tek evropianët vjen në një moment, kur e ardhmja e Bashkimit Europian është gërshetuar në shumë pikëpyetje, për shkak të krizës së borxheve të disa vendeve.