Presidenti Obama thote se Amerika dhe Irlanda kane lidhje gjaku

Presidenti Obama dhe bashkeshortja e tij Michelle u priten me entuziazem nga udheheqja e Irlandes dhe populli i tij. Momenti kryesor i dites ishte mikpritja e zjarrte per ciftin Obama ne fshatin e vogel Moneygall ku nje prej paraardhesve te presidenti jetoi shume gjenerata me pare.
Fshati me rreth 300 banore e kishte parashikuar me padurim viziten e zotit Obama. Presidenti dhe zonja Obama e pershkuan ne kembe rrugen qendrore te fshatit Moneygall duke shtrenguar duart e njerezve te mbledhur qe tejkalonin disa here numrin e banoreve te atij fshati. Ata u ndalen ne shtepine e nje prej paraardhesve te presidentit ne nje dyqan artizan para se te vizitonin nje pub.
Katragjyshi i zotit Obama nje kepuctar me emrin Falmouth Kearny thuhet se u largua nga Moneygall per ne Amerike ne vitin 1850 gjate krizes me te rende te urise ne Irlande. Lidhjet me Irlanden dolen ne drite gjate fushates se vitit 2008 te zotit Obama per president.
Rreth 37 milion amerikan pohojne se kane prejardhje irlandeze tete here me shume se popullsia e Irlandes. Presidenti Obama u tha disa mijera njerezve ne nje koncert ne Dublin se historia irlandeze eshte e nderthurur me historine amerikane.
Kryeministri Enda Kenny tha se entuziasmi irlandez mbi viziten e presidentit eshte i prekeshem. Ambasadori i Irlandes ne Shtetet e Bashkuara Michael Collins e quajti rastin nje moment te arte per Irlanden.
Pasi mberriti ne Dublin zoti Obama sebashku me presidenten Mary McAleese mbollen nje peme prane vendit ku mbreteresha e Anglise Eleziabeth kishte mbjellur nje peme javen e kaluar.
Pak kohe me pas zoti Obama u takua me kryeministrin Kenny i cili e mirepriti presidentin dhe i tha atij se qeveria irlandeze po e trajton seriozisht krizen ekonoike te vendit.
Nentorin e shkuar Iranda pranoi nje ndihme financiare nga Fondi Monetar Nderkombetar dhe Bashkimi Evropian. Nje kusht per ndihmen eshte se qeveria irlandeze duhet te shkurtoje rreth 25 mije vende pune.
Zoti Obama i pranoi hapat e veshtire qe po ndermerr Irlanda per te trajtuar problemet e saj ekonomike. Ai tha se populli amerikan pret qe Irlanda te kete sukses nderkohe qe premtoi se qeveria amerikane do te ndihmoje ne cdo rruge te mundshme.
Jemi te kenaqur te shohim qe po behet perparim ne stabilizimin e situates ekonomike. E di qe eshte nje rruge e veshtire por eshte nje rruge per te cilen populli irlandez eshte i gatshem ta arrijne.
Zoti Obama tha gjithashtu se perparimi drejt paqes ne Irlanden e Veriut eshte nje frymezim qe demostron se si njerezit ne betejat e stergjatura mund te ri-imagjinojne marredheniet e tyre. Presidenti Obama dhe kryeministri Kenny biseduan rreth operacioneve te NATO-s ne Libi dhe politikave amerikane te imigracionit. Presidenti Obama tha se Irlanda ka dhene kontribut me te madh nga sa i takon ne projektet nderkombetare qe nga operacionet paqeruajtese deri tek siguria ushqimore dhe te drejtat e njeriut.