E Martë, 3 Nëntor 2026

Humbjet financiare, Premier Liga dënon Evertonin me 10 pikë penalizim

Evertonit i janë hequr plot 10 pikë nga klasifikimi për shkak të parregullësive në bilancin e sezonit 2021-2022. Kjo masë u mor pasi klubi ishte protagonist i një sance dëgjimore përballë një Komisioni të pavarur në muajin mars.

Në këtë seancë duket se zyrtarët e klubit në fjanë nuk kanë dhënë argumente bindëse për të justifikuar shkeljet e rregullave financiare të vendosuraa nga Liga.

“The Toffees” kanë pranuar se në tri edicionet e fundit kanë humbur plot 372 milionë stërlina. Rregullorja e Premier Ligës në këtë drejtim është e qartë pasi u kërkon klubeve të mos rregjistrojnë humbje më shumë se 250 milionë stërlina në një periudhë kohore 3-vjeçare.

“Një Komision i pavarur ka vendosur për heqjen e 10 pikëve të klubit të Evertonit pasi drejtuesit e shoqërisë nuk kanë qenë në linjë me rregullat e Përfitimeve dhe Qëndrueshmërisë ekonomike të skuadrave të Premier Ligës”, thuhet në një njoftim zyrtar të këtij enti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›